Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

U arrestua për trafik droge, zbulohet Call Centeri në pronësi të Shkëlqim Ostrenit

U arrestua për trafik droge, zbulohet Call Centeri në pronësi të Shkëlqim Ostrenit

16:51, 26/03/2024
A+ Aa A-

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vijuar hetimet e thelluara mbi personat e përfshirë në ngjarjen e para 5 ditëve në kryeqytet, ku u ndalua një punonjës policie dhe u arrestuan 3 persona të tjerë.

Sipas njoftimit zyrtar të AMP, është zbuluar një ambient i përshtatur si Call Center në pronësi të Shkëlqim Ostrenit dhe një 33 vjeçari me inicialet M.H i shpallur në kërkim. Ky Call Center ndodhet në rrugën ‘Idriz Guri’ në Tiranë dhe është pikasur pas këqyrjes së pamjeve filmike. Mësohet se aty ushtrohej aktivitet i paligjshëm i mashtrimit me bursën FOREX.

‘Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambjent, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dokumenta, pajisje të ndryshme dhe disa njësi kompjuterike, në të cilat ishin të instaluara programe/aplikacione dhe lista emrash me numra italianë, të cilët kontaktoheshin nga disa operatorë, duke i mashtruar për investime në bursë, nëpërmjet të cilave arrinin të përfitonin vlera monetare të konsiderueshme, që variojnë nga 500 deri në 30.000 euro’, bën me dije AMP.

Kujtojmë se më 21 Mars, shitja e 1 kilogramëve kokainë u krye me dijeni të plotë dhe angazhimin e një efektivi të Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit. Ky i fundit, Ervis Shkurta u arrestua nga AMP dy ditë pas operacionit anti-drogë ku mbeti i plagosur dhe një trafikant.

Hetimet treguan që efektivi i Operacionales ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e lëndës narkotike të llojit kokainë. Më herët në pranga për rastin e trafikut ra shtetasi Eneo Sulejmanaj, i cili mbeti i plagosur dhe dy shtetasit e tjerë Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj. Të tre ata po lëviznin me makinë, kur policia i bëri thirrje të ndalonin të rrugën ‘Mihal Duri’, thirrje të cilës Eneo Sulejamni që drejtonte mjetin nuk iu bind dhe tentoi të largohej duke bërë manovra të rrezikshme. Ai u neutralizua nga efektivët që qëlluan edhe me armë zjarri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco