Gjykata e Posaçme lë në burg Jorgo Goron

Gjykata e Posaçme lë në burg Jorgo Goron

15:05, 26/03/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg kryebashkiakun në detyrë të himarës Jorgo Goro për akuzën e shpërdorimit të detyrës në dy episode.

Togat e zeza ndryshuan vendimin për Sokol Aliaj drejtor i kadastrës, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, ndërsa lanë në fuqi masa arrest në shtëpi për Vezir Gjikokaj.

Jorgo Goro ka mohuar akuzat përmes avokatit të tij Sokol Hazizaj.

Ai ka pretenduar se veprimet e tij kanë qenë konform ligjit dhe se spak ka ngritur akuzë vetëm mbi shkresa përcjellëse në përputhje me funksionin.

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e Kadastrës, Bilbil Aliajn.

Aliaj është lënë në detyrim paraqitje.

Ndërsa për Vezir Gjikokën u la në fuqi masa e arrestit në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco