Nëna e Blerinës: Nuk i pëlqeja për punët, ja si e vrava vjehrrën

Nëna e Blerinës: Nuk i pëlqeja për punët, ja si e vrava vjehrrën

13:28, 27/02/2024
A+ Aa A-

Sanije Tuga ka treguar me detaje vrasjen e vjehrrës së saj, për të cilën kreu 7 vite burg. Ajo ka rrëfyer se raportet me të nuk i kishte të mira, pavarësisht se jetonte më vete me bashkëshortin dhe fëmijët.

Sanija thotë se zihej shumë me vjehrrën dhe sipas saj nuk e dhunonte, por i bënte magji.

“Jam nusja e parë. Isha e ndarë. Isha vetëm unë me burrin në shtëpi. Vjehrrën e respektoja, i thoja: Hajde te shtëpia. Ziheshim shumë. Ajo me fëmijët e mi, i kishte si fëmijë shemre. S'e di pse. Unë i thoja: Janë fëmijët e djalit tënd. Nuk më ka dashur. Nuk i pëlqeja kurrë për punët, kishte një shprehje siç e thonë dhe nga malësia. M'i ka kryqëzuar duar e këmbë. S’më dhunonte, por më bënte magji. Kam jetuar shumë vite më të”, ka thënë ajo për emisionin "Me zemër të Hapur".

Më tej ajo ka rrëfyer se si e ka qëlluar për vdekje vjehrrën.

 “Isha sëmurë dhe kisha 1 çifte në shtëpi. Burri ndodhej në dhomë sipër, aty flinim mirë. Meqë isha sëmurë, kisha fjetur atë natë në kuzhinë. Vjehrra ishte te shtëpia e vet. Ajo kaloi dhe më shihte me inat. Nuk kam qëlluar kundër vjehrrës. Ka qëlluar ajo duke ecur. Nuk ishte Baftjari. Ose sipër, ose te dyqani. Nuk vdiq atë ditë. Vetëm pak gjak kam parë te napa. Ajo shkoi te qendra shëndetësore, dhe kaq. E çuan te varri brenda ditës, por ajo mund të jetë gjallë dhe sot. Unë bëra 7 vite burg. Pasi dola, erdha në banesë. Jemi martuar me shkuesi”, ka treguar ajo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco