Shifrat/ Dyfishohen aksidentet, në janar dy herë më shumë

Shifrat/ Dyfishohen aksidentet, në janar dy herë më shumë

12:30, 20/02/2024
A+ Aa A-

Viti 2024 ka nisur me dyfishin të aksidenteve rrugore.

Sipas INSTAT nga këto ngjarje fatmirësisht ka pasur më pak viktima, por është rritur në shifra rekord numri i udhëtarëve që janë dëmtuar.

Lezha duket se ka pasur më shumë raste, e ndjekur më pas nga elbasani

Muaji janar ka nisur me një dyfishim të aksidente në rrugët e shqipërisë, nga 119 që ishte vitin e shkuar në 229 në nisje të këtij viti.

Madje sipas të dhënave të instat është numri më I lartë që prej vitit 2019.

Megjithatë raportohet se ka një rënie të viktimave me 11 të tilla cka shënon numrin më të ulët në 6 vite

Në të kundërt me këtë ka një rritje të ndjeshme të lagosurve nga përplasjet e mjeteve.

Sipas të dhënave zyrtare janë 218 persona që në një muaj kanë pësuar lëndime në ngjarjet rrugore, shifër që është më shumë se dy herë më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar me 106 të dëmtuar.

Madje duke shënuar rekord në në 6 vitet e fundit

Sa i përket qyteteve Tirana ka vendin e parë me 86 persona që kanë humbur jetën dhe plagosur e ndjekur nga lezha me 31 raste që shënon dhe një pesëfishim të rasteve.

Nga ana tjetër në elbasan ka një trefishim të të prekurve nga aksidentet, ndërsa shkodra nga 0 raste që një vit më parë ka shënuar 6 persona që kanë kërkuar ndihmën mjekësore në spitale

Sa i përket ditëve e marta mban numrin më të lartë të aksidenteve me 19 për qind të rasteve dhe e shtuna me rreth 14 për qind.

Po ashtu fasha e orarit 12 me 14 shënon 20 për qind të rasteve

Në muajin Janar 2024 numërohen 162 aksidente rrugore. Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 229 persona në muajin Janar 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco