Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

U vra dhe u dogj brenda mjetit, biznesmeni grek u qëllua me të paktën 15 plumba…

U vra dhe u dogj brenda mjetit, biznesmeni grek u qëllua me të paktën 15 plumba…

09:10, 08/02/2024
A+ Aa A-

Biznesmeni Christos Gialia, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së mërkurës në Mandra pranë banesës së tij, është qëlluar me të paktën 15 plumba.

Atentatorët më pas i kanë vënë zjarrin makinës së viktimës dhe kanë hedhur kallashnikovin me të cilin kryen krimin brenda automjetit. Trupi i viktimës është gjetur i karbonizuar brenda mjetit ku udhëtonte në rrugën “Agia Aikaterini”.

Qëllimi i autorëve ishte që të shkatërronin sa më shumë gjurmë, pasi e dinin që zjarrfikësit do të hidhnin ujë për të shuar zjarrin në automjetin që digjej.

Vrasja ka ndodhur në një distancë më pak se 200 metra nga shtëpia e biznesmenit dhe dyshohet se autorët kishin ndjekur lëvizjet e tij.

Policia greke ka nisur hetimet për kapjen e autorëve që u larguan nga vendngjarja me motor.

Pranë mjetit të djegur u gjetën 15 gëzhoja, ndërsa brenda tij u gjet një kallashnikov që dyshohet të jetë arma e përdorur nga autorët.

Viktima ishte pronar i një kompanie tregtare mishi me qindra punonjës. Në të njëjtën kohë, ai ishte pronar dhe agjent i tre ekipeve të futbollit, përkatësisht AO Trikala, Paneleussiniakou dhe Mandraikos.

Në vitin 2018, u vra edhe ish-bashkëshortja e tij, në shkallët e banesës ku jetonte në Mandra. Christos Gialias, edhe pse ishte rimartuar, kishte marrëdhënie shumë të mira me ish-bashkëshorten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco