Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

DETAJE - Dhunimi i të moshuarit në Korçë/ Dyshohet për përleshje në banesë/ EMRI

DETAJE - Dhunimi i të moshuarit në Korçë/ Dyshohet për përleshje në banesë/ EMRI

08:47, 08/02/2024
A+ Aa A-

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Korçë ku ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë një I moshuar.

Dyshohet se nuk ka qene një grabitje por një perplasje me dike më të cilin ka qenë në banesë.

Syri tv ka mësuar se janë gjetur pije alkoolike brenda banesës së Gaqo Tilit, në tavolinë, çka sjell dyshimet që kanë qenë duke konsumuar alkool, dhe në gjendje të dehur mund të jenë konfliktuar.

Ka dyshime gjithashtu që edhe autori të jetë plagosur pasi ka ecur anës pallatit ngjitur ku ka lenë gjurmë gjaku por ende nuk është identifikuar.

Gjendja e rëndë e të moshuarit 80 -vjeçar e bën të pamundur marrjen e tij në pyetje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 08.02.2024, rreth orës 07:05, spitali i Korçës ka njoftuar sallën operative të DVP Korçë se ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi G. T., rreth 81 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Korçë.

Menjëherë në banesën e 81-vjeçarit ka shkuar grupi hetimor, i cili ka konstatuar se as dera e banesës dhe as dritaret e saj, nuk janë të dëmtuara. Nga këqyrja e banesës, si dhe nga sendet dhe provat e gjetura dyshohet se 81-vjeçari mund të jetë konfliktuar me ndonjë shtetas që e ka patur në banesë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të dëmtimit të shtetasit dhe identifikimin e autorit të dyshuar pjesëmarrës në banesën e të dëmtuarit.

Për këtë ngjarje pas sqarimit të të gjitha rrethanave të mekanizmit dhe motiveve do të kemi një njoftim të plotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco