SYRI TV/ Call Center, SPAK çon në gjyq 'peshqit e vegjël'

14:23, 30/01/2024
A+ Aa A-

SPAK nuk guxon të hetojë peshqit e mëdhenjë të mashtrimeve me Call Center.

Ndërsa dje u raportua për përfundimin e hetimit për një grup të strukturuar të mashtrimeve me Call Center, SPAK nuk guxon as të regjistrojë hetime për Amant Josifin, ish-ortakun e Olsi Ramës, në kërkom ndërkombëtar për mashtrim në vlerën 2. 4 miliardë euro.

Edhe pse baza e mashtrimit të mijra qytetarëve europian ishte në Shqipëri, SPAK nuk vepron as për kontroll pasurie të personave të lidhur me familjen kryeministrore.

SYRI TV

Prokuroria e Posaçme njoftoi nëpërmjet një deklarate të gjatë dhe të detajuar se ka dërguar për gjykim disa persona, të cilët akuzohen se kanë mashtruar shtetas italianë nëpërmjet call center, në një vlerë rreth 1.4 milionë euro.

Emrat e përfshirë në këtë skemë janë “peshq të vegjël” dhe tërësisht anonimë për publikun, megjithëse mashtrimin e pretenduar nga SPAK-u është i konsiderueshëm.

Por, në një rast tjetër, ku vlera e mashtrimit është shumë herë më e lartë, në shumën e 2.4 miliardë euro, prokurorët e posaçëm nuk kanë kryer asnjë lloj verifikimi.

Në këtë rast mashtrimi gjigand, por të pahetuar nga SPAK-u, është i përfshirë Amant Josifi, ish-këshilltar i ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe ortak i hershëm biznesi me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama.

Josifi akuzohet nga autoritetet spanjolle se qëndron në kupolën e organizatë kriminale ndërkombëtare, e cila ka mashtruar mijëra qytetarë europianë nëpërmjet call center.

Policia dështoi ta arrestonte Josifin në Tiranë në nëntor të vitit 2022, pas një operacioni që u dekonspirua nga vetë autoritetet shqiptare.

SPAK-u, struktura përgjegjëse për hetimin penal dhe pasuror të anëtarëve të grupeve kriminale, prej më shumë se një viti nga shpërthimi i skandalit me përmasa kontinentale, nuk guxon të nisë procedurat ndaj Amant Josifit.

Legjislacioni shqiptar i jep të gjitha mundësitë SPAK-ut që të nisë hetim pasuror për këdo shtetas shqiptar, i cili, edhe pse akuzohet për kryerjen e veprave penale jashtë shtetit, dyshohet ose më së paku ka indicje se ka transferuar përfitime kriminale drejt vendit tonë.

SPAK-u raporton në mënyrë periodike për nisjen e hetimeve pasurore apo edhe sekuestrimin e parave të individëve që janë përfshirë në vepra kriminale jashtë Shqipërisë.

Por, në rastin e Amant Josifit, ish-këshilltar i ministres Olta Xhaçka dhe një ish-ortak biznesi i Olsi Ramës, nuk ka pasur asnjë iniciativë të tillë.

Të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se kompania kryesore e Josifit në Shqipëri, “Odyssey” shpk, vijon të jetë aktive.

Shoqëria është krijuar në vitin 2019 dhe ka objekt aktiviteti të gjerë, i cili nis nga telekomunikacioni e deri tek investimet në turizëm.

Pak muaj më parë u raportua se Amant Josifi u ndalua në Dubai për llogari të autoriteteve spanjolle.

Ndërkohë, në Shqipëri, ku besohet se ai ka drejtuar rrjetin e call center-ave mashtrues, asnjë autoritet nuk merr guximin të hetojë mikun e familjes kryeministrore, përtej deklaratave të kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, i cili thekson se të gjithë janë të babartë para ligjit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco