E rëndë në Tiranë/ Burri godet me thikë bashkëshorten

E rëndë në Tiranë/ Burri godet me thikë bashkëshorten

07:58, 23/05/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ne Tiranë gjatë natës.

Një burrë ka goditur me thikë në qafë e trup bashkëshorten e cila gjendet ne spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.05.2024, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe.

46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", mbetur në tentativë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco