EMRAT/ Vodhën para nga bankat e vendeve të BE, gjykata vendos masat për 2 shqiptarët

EMRAT/ Vodhën para nga bankat e vendeve të BE, gjykata vendos masat për 2 shqiptarët

09:26, 23/05/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Durrësit ka vendosur si masë sigurie atë të arrestit në shtëpi për shtetasit: Taulant Demerxhiu dhe Vladimir Kokomani.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për Balkanëeb se ata u arrestuan tre ditë më parë me një sasi të madhe valute Euro, që dyshohet se ishin grabitur në bankat e BE.

VENDOSI:

1.Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë personit nën hetim V.K..

2.Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim V.K., atë të “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, duke u detyruar personi nën hetim V.K.të qëndrojë dhe të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Shijak, fshatin Hardhishtë, banesë private, 2-katëshe.

3.Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim V. K. nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.

4.Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë personit nën hetim T. D.

5.Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim T.D, atë të “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, duke u detyruar personi nën hetim T. D. të qëndrojë dhe të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Fushë-Krujë, Zallë, banesë private, 2-katëshe.

6.Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim T. D. nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.

7.Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim.

8.Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim.

9.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco