I moshuari i dehur bie në kanal dhe humb jetën

I moshuari i dehur bie në kanal dhe humb jetën

20:58, 15/01/2024
A+ Aa A-

I moshuari i dehur bie në kanal dhe humb jetën

Një 72-vjeçar gjendet i pajetë në një kanal anës rrugës në Pojan të Maliqi.

Sipas burimeve, mësohet se viktima konsumonte alkool, dhe mund të ketë qenë i dehur kur ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal ku ka ndërruar jetë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi do të dërgohet në morgun e spitalit të Korçës për ekspertizën mjeko ligjore që do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes.

Policia Maliq/ Informacion paraprak

Më datë 15.01.2024, rreth orës 20:25, në rrugën ‘Pojan-Zvezdë’, Maliq, në një kanal, është gjetur i pajetë shtetasi R. M., rreth 72 vjeç, banues në fshatin Pojan. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco