‘Elona nuk erdhi në varrimin e të vëllait’ Vrau kunatin se i përdhunoi vajzën, flet kushëriri i Tarellarit: Ja ç’më thanë prindërit e viktimës

‘Elona nuk erdhi në varrimin e të vëllait’ Vrau kunatin se i përdhunoi vajzën, flet kushëriri i Tarellarit: Ja ç’më thanë prindërit e viktimës

13:23, 15/01/2024
A+ Aa A-

Kushëriri i Fatmir Tarellarit, i cili vrau kunatin e tij  Erjon Pelivani në Volos të Greqisë pasi zbuloi se kishte abuzuar me vajzën e tij 18-vjeçare për 9 vite, u shpreh se e motra e viktimës nuk ishte në varrim.

Për emisionin “Me zemër të hapur”, Kastrioti tregoi se të gjithë janë të shokuar nga ngjarja e rëndë.

Ai u shpreh se gjendja e Elonës, e cila është motra e viktimës dhe bashkëshortja e autorit, është e rënduar. Ndërsa shtoi se “nga bisedat që kam bërë me prindërit e saj, janë shumë të goditur”.

“Kjo është një ngjarje e rëndë. Të gjithë janë të shokuar. Edhe prindërit e Erjonit do ta bënin diçka të tillë, nëse do të ishin në vend të Fatmirit. Për nusen e Erjonit prindërit thanë fjalë shumë të mira, se ishte një nuse shumë e mirë. Madje ishte dhe në varrim, na ka nxjerr dhe djalin në telefon.

Gjendja e Elonës është shumë e renduar. Nga bisedat që kam bërë me prindërit e saj, janë shumë të goditur. Elona nuk ka ardhur në varrim, pasi kishte me temperaturë djalin. Vajzat e Fatmirit janë mbështetur nga familjarët. Ato janë fëmijë, nuk kanë faj. Më mori dje vëllai në telefon dhe ju thashë; se çfarë ju duhet vajzave, na thoni që t’ju ndihmojmë. Se as fëmijët dhe as Elona nuk ka faj.

Ne jemi në mbështetje të fëmijëve, ato që shkuan, ikën. Fatmiri është baba i vajzave dhe djalit. Nuk ishte e mira që ndodhi kështu, por s’e kthejmë dot. Jemi në mbështetje të të dy palëve, të fëmijëve. Njerëzit janë të nxehtë dhe nuk mund të qetësohen me një orë. Sa të dalë e drejta”, tha kushëriri i autorit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco