Skandali me klinikën ku ndërroi jetë 3-vjeçari/ Licenca u refuzua 6 herë, e mori 1 muaj pas vdekjes së të miturit

Skandali me klinikën ku ndërroi jetë 3-vjeçari/ Licenca u refuzua 6 herë, e mori 1 muaj pas vdekjes së të miturit

12:54, 15/01/2024
A+ Aa A-

Të tjera detaje tronditësë janë zbardhur nga skandali me klinikën ku ndërroi jetë 3-vjeçari Brian Spahiu, i cili bëri disa ndërhyrje në gojë.

Sipas të dhënave të publikuara në media, klinika e Roland Xhaxhos nuk kishte licencë për klinikë dentare.

Në dokumente tregohet fakti se vajzës së Roland Xhaxhos, Ina Xhaxhos i është refuzuar marrja e licencës 6 herë dhe e ka marrë licencën vetëm 1 muaj pas ngjarjes tragjike, ku 3-vjeçari Brian Spahiu ndërroi jetë pas ndërhyrjes në klinikën dentare.

3-vjeçari kreu ndërhyrje në klinikën dentare në fund të muajit shtator 2023 dhe ndërroi jetë më 1 tetor, ndërsa në dokumentet vërtetohet se Ina Xhaxho e ka marrë licencën me 31 tetor 2023, një muaj më pas./ BW/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco