Habit avokati Duraj: 'Marrëdhëniet seksuale me 14-vjeçare, me dëshirën e të miturit, nuk është veper penale'

12:00, 15/01/2024
A+ Aa A-

Së fundmi, fokusi i mediave ka qënë në ngjarjen e pazakontë ku 34 vjeçari, Arianit Arapi nga Divjaka u arrestua pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare.

Sipas avokatit Alban Duraj, kemi të bëjmë me një arrestim të pavend pasi ligji nuk parashikon vepër penale nëse marrëdheniet seksuale kanë qënë me dëshirën e të miturës.

Duraj shprehet se Arianit Arapi duhet të shpallet i pafajshëm.

“Ne kemi një ngërç juridik, apo një ngërç ligjor për të cilën, në gjykimin tim apo edhe të kolegëve të cilët bashkohen me mua, ky arrestimi që i është bërë zotërisë është një arrestim i paligjshëm pasi nuk kemi konsumimin e  ndonjë vepre penale.

Kodi penal e ka përcaktuar qartësisht ku thotë se çdo mashkull që kryen marrëdhenie seksuale me një femër që ka mbushur moshën 14 vjeç me dëshirën e saj nuk është se dënohet.

Po flasim për martesë dhe ligji nuk e përcakton si një kundërvajtje penale”, u shpreh avokati Duraj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco