VIDEO-SYRI TV/ Në dy javë, dy vdekje me fostoksinë, farmacistët bujqësor: Kemi ndaluar shitjen

15:39, 13/01/2024
A+ Aa A-

Vdekjet e fundit nga helmimet me ‘fostoksinë’, po kthehen në shqetësim. Pas Durrësit, ku një 41-vjeçare i dha fund jetës me fostoksinë për shkak të bullizimit, edhe në Berat pak ditëmë parë një 45-vjeçare ka humbur jetën për shkak të konsumit të këtij helmi. Farmacistët bujqësor tregojnë se nuk e tregtojnë më këtë helm, që sipas tyre është mjaft i rrezikshëm për njeriun, ndërsa apelojnë të merren masa.

Nga SYRI TV

Pas ngjarjes së fundit që ndodhi në Durrës, ku një 41-fjeçare i dha fund jetës me fostoksinë, kanë ardhur dhe reagime nga farmacistët bujqësor për shitjen e këtij preparati me nivel të lartë helmi.

Dy farmacistët Ëngjëllushe dhe Agim Dyshniku, që kanë një farmaci bujqësore në fshatin Velabisht pohojnë se ata nuk e tregtojnë prej vitesh fostoksinën,për shkak të rrezikshmërisë së saj të lartë.

Agim Dyshniku, agronom, shpjegon edhe rrezikshmërinë e këtij medikamenti helmues, që rrezikon jetën e njeriut jo vetëm duke e pirë por edhe duke e lënë të hapur në ambjente të brendshme,ku fostoksina shkarkon gaz helmues në ajër.

Por jo vetëm në Durrës, edhe në fshatin Cukalat të bashkisë Dimal, tre ditë më parë, një 45-vjeçare i dha fund jetës duke pirë fostoksinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco