SYRI TV/ U martua me vajzën 14-vjeçare, lihet në burg 34-vjeçari Aranit Arapi

14:05, 13/01/2024
A+ Aa A-

U martua me 14-vjeçaren, lihe në burg 34-vjeçari Aranit Arapi nga Divjaka. Ai doli këtë të shtunë për t`u njohur me masën e sigurisë, ku avokatët e tij pretenduan se 34-vjeçari kishte marrë leje në gjykatë për t`u martuar me të miturën. Por kërkesa e avokatëve për masë më të lehtë sigurie, nuk është pranuar nga gjykata, e cila la në burg të riun sipas kërkesës së bërë nga prokuroria.

SYRI TV

Arrest me burg ka qënë masa e sigurisë e dhënë nga gjyqtaria e shkallës parë e rrethit gjyqësor Fier Klodiana Kryeziu për shtetasin  Aranit Arapi 35 vjeç  nga fshati Kryekuq i Divjakës së Lushnjes i cili ishte martuar me nje shtetase 14 vjeçe dhe akuzohet se ka kryer mardhënie seksuale me të. Policia kreu ndalimin e tij tre ditë më parë.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të rëndësisë së çështjes dhe veprës penale të dyshuar se është kryer. Avokati mbrojtës Agim Rredhi ka pohuar në seance se klienti i tij para se të kryente ceremonine martesore eshte thirrur nga policia e Divjakës dhe pasi ka degjuar palët dhe dakortësine e tyre per martese u ka thene vazhdoni dhe dy dite me pas eshte kryer ceremonia martesore. Gjithashtu pohoi avokati Rredhi jane thirrur  nga policia dhe dy here te tjera  ku jane pyetur dhe jane lene te lire.

Gjyqtaria Klodiana Kryeziu pasi ka dëgjuar prokurorin e çështjes  Oljana Gjergjefi  dhe avokatin    Agim Rredhi  vendosi masën e sigurisë arrest me burg. Aranit Arapi, u ndalua pak ditë më parë, teksa u denoncua nga prindërit e nuses së tij të  mitur, pasi ata ishin kundër martesës. Por familajrët e Aranit Arapit, kanë kundërshtuar aktin e policisë ndaj të birit, duke pretenduar se dy të rinjtë duheshin mes tyre. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco