Ngjarja në Selanik/ Vranë në bashkëpunim Gjeorgjian shtatzënë, rrëfehet shoku i 39 vjeçarit

Ngjarja në Selanik/ Vranë në bashkëpunim Gjeorgjian shtatzënë, rrëfehet shoku i 39 vjeçarit

13:40, 13/01/2024
A+ Aa A-

34 vjeçari që akuzohet së bashku me 39 vjeçarin për vrasjen e shqiptares shtatzënë Gjeorgjia në Selanik është rrëfyer.

Do të arrestuarit po ndiqet penalisht për vrasje, ndërprerje të shtatzënisë me dhunë, grabitje (të gjitha në bashkëpunim), si dhe për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të paligjshëm, mëngjesin e sotëm janë dërguar në Gjykatën e Selanikut, me qëllim të dëshmënojnë krimin para hetuesit që trajton rastin.

I pari që ka kaluar “pragun” e hetuesisë ka qenë 34-vjeçari, i cili sipas informacioneve ka pohuar se partneri i 41-vjeçares ka qenë ai që i ka marrë jetën, se ka pranuar të marrë pjesë vetëm në  grabitje ndërsa pretendoi se kishte vendosur vetë të shkonte dhe të denonconte në polici kur mësoi se viktima ishte shtatzënë.

Përveç kësaj, ai pranoi se ia ka zënë gojën dhe e ka lidhur 41 vjeçaren dhe se ka ndihmuar 39-vjeçarin të transportonte trupin.

“Unë isha aty sepse pranova ofertën e tij për të bërë një grabitje të rreme pa u lënduar vajza. Kur mori thikën në duar, më kërkoi të largohesha. Dola nga pallati dhe prita në makinë. Pastaj erdhi dhe më tha që e kishte vrarë. Pranova ta lëviz trupin, pasi kisha frikë se mos e pësoja edhe unë”, mësohet se i ka thënë ndër të tjera hetuesisë.

“Nuk dija asgjë. 39-vjeçari kishte planifikuar gjithçka. Kisha frikë për mua dhe familjen time. E pranoj që kam ndihmuar në transport me bagazhin” tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco