Shqiptarët u kapën me 300 kg kokainë / Daily Mail: Vinte nga Ekuadori

Shqiptarët u kapën me 300 kg kokainë / Daily Mail: Vinte nga Ekuadori

12:37, 13/01/2024
A+ Aa A-

Dy trafikantë shqiptarë dhe tre britanikë u arrestuan nga policia në Spanjë pas një ndjekje si në filma.

Atyre iu sekuestrua 300 kg kokainë.

Sipas medieve spanjolle, kjo ishte një tjetër goditje ndaj kartelit ballkanik, që sjell drogë nga Amerikan Latine drejt Europës.

Kurse gazeta britanike, Daily Mail shkruan se droga e kapur ka një vlerë prej 10 milionë sterlina.

Trafikantët u përplasën me dy automjete të policisë gjatë ndjekjes.

Ata u arrestuan më pas në oborrin e një supermarketi.

Por Daily Mail thekson se droga vinte nga Ekuadori, një vend i zhytur në kaos për shkak të bandave të drogës.

Presidenti i vendit u ka shpallur luftë këtyre bandave, ndërsa një nga faktorët kryesorë për këtë situatë kaotike janë grupet mafioze shqiptare.

Ato janë përgjegjëse për trafikun e kokainës nga Ekuadori drejt Europës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco