Lihet në burg i riu i martuar me 14-vjeçaren, avokati: Policia u kishte dhënë leje të martoheshin

Lihet në burg i riu i martuar me 14-vjeçaren, avokati: Policia u kishte dhënë leje të martoheshin

11:49, 13/01/2024
A+ Aa A-

Arrest me burg ka qënë masa e sigurisë e dhënë nga gjyqtaria e shkallës parë e rrethit gjyqësor Fier, Klodiana Kryeziu, për Aranit Arapin, 35 vjeç nga fshati Kryekuq i Divjakës së Lushnjes i cili ishte martuar me një vajzë 14 vjeçe dhe akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Policia kreu ndalimin e tij tre ditë më parë.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të rëndësisë së çështjes dhe veprës penale të dyshuar se është kryer.

Avokati mbrojtës Agim Rredhi ka pohuar në seance se, klienti i tij para se të kryente ceremoninë martesore është thirrur nga policia e Divjakës dhe pasi ka dëgjuar palët dhe dakordësinë e tyre për martesë, u ka thënë vazhdoni dhe dy ditë me pas është kryer ceremonia martesore.

Gjithashtu pohoi avokati Rredhi janë thirrur nga policia dhe dy herë të tjera ku janë pyetur dhe janë lënë të lirë.

Gjyqtaria Klodiana Kryeziu pasi ka dëgjuar prokurorin e çështjes Oljana Gjergjefi dhe avokatin Agim Rredhi vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco