Shfyzonte të miturat për pr*stitucion, kontaktet e 'çuditshme' të Lorelës. Çfarë i mërziti fqinjët e saj?

Shfyzonte të miturat për pr*stitucion, kontaktet e 'çuditshme' të Lorelës. Çfarë i mërziti fqinjët e saj?

11:16, 13/01/2024
A+ Aa A-

Greqi- Detaje të reja në lidhje me zbulimet për grupin e tutorëve me viktima vajza të mitura po shohin dritën.

Një rol kyç në këtë ngjarje sipas medias helene Prothema.gr ka luajtur 31 vjeçarja shqiptarja e quajtur ‘Lorela’ e cila që në fillim të vitit 2022 kishte krijuar marrëdhënie miqësore me një 15 vjeçare të cilën e ndihmonte të gjente klientë dhe më pas merrte përqindje nga tarifat.

Lorela ishte prezantuar në lagje si estetiste dhe 31 vjeçarja nëna e një fëmije të mitur u arrestua ditën e djeshme në shtëpinë e saj në Colonos, ku disa nga fqinjët e saj kishin vënë re kontakte të çuditshme që ajo kishte me nxënëset e zonës.

“Vajza ka një djalë. E kam parë ta sjellë këtu. E sjell dhe ia çon edhe mamit të saj që nuk e di se ku banon. Shumë vajza i vinin në shtëpi, nuk e di sa vjeç ishin. Gjithsesi dukeshin të mitura. Patjetër nën 18 vjeç. Kisha parë dy-tre vajza, rreth korrikut dhe gushtit që vinin” thotë banorja në Colonos ndërsa tregon se në banesën e katit të dytë bashkë me “Lorelën” jetonte dhe partneri i saj i arrestuar disa vite më parë për shpërndarje të lëndëve narkotike.

“Edhe partneri i saj ka jetuar këtu. Por ai u arrestua për drogë. 3-4 vjet më parë. Nuk e prisja. Gjithçka që mësova për fëmijët dhe tutorët ishte pëmes televizorit dhe u shokova”, thekson ajo.

ImageShtëpia e "Lorelës" në Colonos

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco