Atentati në Tiranë, autorët e ndoqën për disa orë Zamir Kalemin, u gjetën 13 gëzhoja

Atentati në Tiranë, autorët e ndoqën për disa orë Zamir Kalemin, u gjetën 13 gëzhoja

10:17, 13/01/2024
A+ Aa A-

 

Personat që i bënë atentat me qëllim eliminimin e Zamir Kalemit mbrëmjen e së premtes në unazën e madhe në Tiranë, e kanë ndjekur objektivin për disa orë me radhë.

Kjo është provuar nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë që hetuesit kanë kryer në zonë, bëri të ditur gazetarja e SYRI TV, Bleona Sari.

Megjithatë, në vendin e ngjarjes nuk ka kamera sigurie, çka e vështirëson jo pak punën e policisë për detaje të plota mbi atentatin e dështuar.

Në vendngjarje ekspertët e kriminalistikës gjetën 13 gëzhoja automatiku, i cili u gjet i shkrumbuar në makinë.

Ndërkohë, agresorët të cilët dogjën mjetin ‘Nissan’ në Bërzhitë, kanë përdorur targa të vjedhura për kryerjen e atentatit, të denoncuara të humbura më herët në Tiranë.

Në drejtim të makinës ‘Smart’ me të cilën po lëvizte Kalemi është qëlluar nga distancë e shkurtër, ndërsa makina më pas është përplasur me trafikndarësen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco