FOTO/ Zbardhet dinamika e atentatit në Tiranë, si u qëllua ndaj ‘Smart-it’ në unazë

FOTO/ Zbardhet dinamika e atentatit në Tiranë, si u qëllua ndaj ‘Smart-it’ në unazë

09:16, 13/01/2024
A+ Aa A-

Zamir Kalemi është qëlluar mbrëmjen e djeshme në një atentat me kallashnikov, në kohën që po lëvizte me makinë në unazën e madhe, në zonën e Selitës.

I riu ka mbetur i plagosur në këmbë, dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga policia kanë zbardhur edhe dinamikën e atentatit.

Dy makinat e përfshira në ngjarje kanë qenë në lëvizje paralele, ndërkohë që është qëlluar shumë herë me kallashnikov në drejtim të ‘Smart-it’ me të cilin lëvizte Kalemi, i cili ngeli i plagosuri.

Sipas burimeve ai i është nënshtruar një ndërhyrje në sallën e operacionit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Edhe pse është raportuar se është plagosur vetëm me 1 plumb në këmbë, burimet thonë se e kanë kapur më shumë.

Ndërkaq, në makinën e gjetur të djegur në Bërzhitë, është gjetur një armë zjarri automatik kallashnikov që besohet se është edhe arma e krimit.

Policia ka nisur nga puna për krehjen e zonës dhe ka ngritur disa pika kontrolli në zonat hyrëse dhe dalëse të kryeqytetit, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga autorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco