Aksident në Levan-Tepelenë, plagoset shoferi i motorit

Aksident në Levan-Tepelenë, plagoset shoferi i motorit

13:08, 12/01/2024
A+ Aa A-

Drejtuesi i një motori është plagosur në aksin rrugor Levan – Tepelenë, pasi u përplas me një makinë.

Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fratarit”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H. K., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. Ll.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco