Terrorizoi Shkodrën dhe kërcënoi policët, 83-vjeçari shtrohet në spital

Terrorizoi Shkodrën dhe kërcënoi policët, 83-vjeçari shtrohet në spital

10:22, 12/01/2024
A+ Aa A-

Fasli Hyka, i moshuari që qëlloi me arme zjarri ndaj të rinjve në lagjen “Rus” në Shkodër, do të shtrohet në spital.

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur shtrimin e përkohshëm në spitalin e burgut të Shën Kollit për 83-vjeçarin Fasli Hyka.

I moshuari qëlloi me armë gjahu mesnatën e 9 janarit në drejtim të disa të rinjve në lagjen “Partizani”, të cilët arritën të shpëtojnë.

Fasli Hyka, qoftë nga prokuroria, por edhe gjykata, avokati mbrojtës dhe familjarët, është gjykuar se e ka emergjentë që të marrë mjekimet.

Pas kontrolleve ndaj tij, 83-vjeçari rezultoi me probleme mendore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco