Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e PD takim me demokratët e Bulqizës

Peleshi: Dy helikopterë amerikanë Black Hawk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura

Peleshi: Dy helikopterë amerikanë Black Hawk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura

12:14, 03/01/2024
A+ Aa A-

Dy helikopterë amerikanë Black Hawk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura në fund të këtij muaji. Kështu ka bërë me dije minsitri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

"Një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm që do të na japë fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri.

Ky lajm i shumëpritur në këtë fillimvit, në bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë strategjik #SHBA është një shenjë e qartë se vendi ynë po investon në forcën dhe sigurinë e tij, duke e bërë Shqipërinë një vend më të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco