Vrasja për votat në Elbasan/ Ekspertët paraqesin në Gjykatë konkluzionet: Viktima Pjerin Xhuvani, ka pasur në krah një qitës

Vrasja për votat në Elbasan/ Ekspertët paraqesin në Gjykatë konkluzionet: Viktima Pjerin Xhuvani, ka pasur në krah një qitës

13:56, 07/05/2024
A+ Aa A-

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt, ish-efektivit të RENEA-s, i cili është dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Në gjyqin për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ekspertët po japin konkluzionet e eksperimenteve.

Ekspertët kanë interpretuar mekanizmin e ngjarjes përmes kamerave të sigurisë.

“Viktima, Pjerin Xhuvani erdhi në vendngjarje i shoqëruar nga disa persona.

Konflikti i armatosur fillon nga pozicioni ku është viktima. Reagimi i të pandehurit që tërhiqet besojmë se ka identifikuar qitësa.

Nga gëzhojat që kemi gjetur në vendngjarje, patjetër që Pjerin Xhuvani ka pasur në krah një qitës, jo më larg se 1-2 metra.

Në trupin e viktimës faktor plotësues që mund të jetë kontaminuar nga një qitës pranë tij”, theksohet në konkluzionet e ekspertizës përmes kamerave të sigurisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco