Detaje të reja nga tragjedia e Shkodrës, Erdgys Arrazi në kushte të rënduara psikologjike në gjykatë

Detaje të reja nga tragjedia e Shkodrës, Erdgys Arrazi në kushte të rënduara psikologjike në gjykatë

16:21, 07/05/2024
A+ Aa A-

Erdgys Arrazi, është paraqitur në gjykatën e Shkodrës, në kushte të rënduara psikologjike dhe nuk ka folur para trupës gjyqësore.

Pala mbrojtëse ka kërkuar në gjykatë ndalimin e paligjshëm, pasi ky shtetas nuk paraqet rrezikshmëri dhe nuk përbën asnjë të dhënë për t'u larguar nga vendi.

Nga ana tjetër, avokati mbrojtës ka paraqitur në gjykatë dokumentin mjekoligjor ku Alma Arrazi kishte probleme psikologjike.

Kërkesa e palës mbrojtëse nuk është marrë në konsideratë nga gjykata, e cila ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Prokuroria ka depozituar dosjen me akuzën për shkaktim të vetëvrasjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco