SYRI TV/ Po përgatiteshin të kryenin vrasje në Rrëshen, parandalohet atentati

13:34, 21/12/2023
A+ Aa A-

SYRI TV- Një atentat është parandaluar nga blutë e Rrëshenit teksa në pranga janë vënë 2 vëllezër.

Besnik e Prengë Gjoka janë arrestuar, pasi policia ka arritur të zbulojë se po përgatiteshin për të kryer një vrasje, ndonse ende nuk dihet objektivi, hetuesit po vijojnë të mbeldhin prova për të zbardhur detajet e kësaj ngjarje kriminale.

Policia ka sekuestruar nw cilwsinw e provave materiale  kallashnikovë dhe 11 krehëra me fishekë të cilët u janë gjetur 2 vëllezërve Gjoka.

Ndërkohë pritet të merret deklarata edhe e familjarëve të të arrestuarve lidhur me ngjarjen, ndonëse nga intervistimet paraprake të 2 vëllezërve të arrestuar, grupi hetimor nuk ka mundur të zbardhë detaje.

Dhe në një hark kohor të shkurtër policia ka goditur dhe një rast tjetër të armëmbajtjes pa leje.

Bëhet fjalë për një tjetër shtetas i identifkuar si Tom Gjelodhi, i cili sipas informacioneve  është vënë nën hetim në gjendje të lirë në Kurbin pasi policia ka arritur të zbulojë se në banesën e ti  kishte një armë zjarri pa lejë.

Së bashku me disa fishekë, efektivët e kanë sekuestruar armën e zjarrit teksa Gjeloshi do të përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco