Sera me kanabis në Berat/ Gjykata lë në burg 6 të arrestuarit

Sera me kanabis në Berat/ Gjykata lë në burg 6 të arrestuarit

12:18, 27/04/2024
A+ Aa A-

Gjykata ka lënë në burg 6 të arrestuarit për serat me kanabis në Berat në 2022.

Gjykata la në burg Sadetin Hasaj, Lulezim Bushataj, Mustaf Manej, Suad Smakaj, Arben Vrapi, Adiol Çifliku.

Për të kultivuar kanabisin në 4 sera të mbyllura me plastmas, ishin punësuar 95 gra.

Operacioni atëherë u ndërmor më 10 nëntor 2022, gjatë të cilit u kap një sasi prej 870 kg kanabis si dhe u arrestuan 11 persona. Dy vite më pas me kërkesë të SPAK, GJKKO firmosi më 22 prill 2024 caktimin e masës së sigurisë personale “arrest në burg” për 9 persona.

Për 6 persona vendimi i arrestit u ekzekutua më 24 prill nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në bashkëveprim me oficerë të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa 3 janë ende në kërkim pasi gjatë kontrolleve nuk është bërë e mundur gjetja e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco