Trafikuan vepra arti nga Greqia në Shqipëri me vlerë 1.5 milionë euro, dy të arrestuarit dalin para gjykatës

Trafikuan vepra arti nga Greqia në Shqipëri me vlerë 1.5 milionë euro, dy të arrestuarit dalin para gjykatës

09:59, 21/12/2023
A+ Aa A-

Shpëtim Kalemi dhe Pandeli Petani kanë mbërritur në Gjykatën e Fierit, ku do të njihen me masat e sigurisë.

Të martë, ata u arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Vlera”.

Kalemi, 51 vjeç dhe Petani 57 vjeç, në bashkëpunim me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, kanë trafikuar vepra arti nga shteti grek, për t’i shitur në Shqipëri.

Atyre iu gjetën 107 vepra arti të dyshuara të trafikuara nga shteti grek, ndër të cilat ikona dhe piktura të autorëve grekë dhe rumunë, shpata dhe sende të tjera që dyshohet se i përkasin periudhës së antikitetit, një kokë mermeri e dyshuar e shekullit të dytë para lindjes së Krishtit, të gjitha këto me vlerë rreth 1.5 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco