Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Arrestohet 27-vjeçari, përndiqte prej disa muajsh një vajzë

Arrestohet 27-vjeçari, përndiqte prej disa muajsh një vajzë

13:44, 05/12/2023
A+ Aa A-

Një 27-vjeçar nga Shijaku është vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se i riu përndiqte prej disa kohësh një vajzë.

Pas kontrollit në banesën e tij, autoritetet gjetën një sasi municioni luftarak.

“Ky shtetas dyshohet se ka përndjekur një shtetase, për disa muaj. Gjatë kontrollit në banesën e  tij, në Shijak, shërbimet e Policisë gjetën një sasi municioni luftarak, të cilin e sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco