VIDEO-SYRI TV/ Prezantohet kreu i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

17:21, 24/11/2023
A+ Aa A-

Florjan Sulejmani ka marrë në dorë frerët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, rreth 1 muaj pas largimit të Ardi Veliut. Mes 26 kandidatëve mes tyre ish drejtues, shefa policie Sulejmani u përzgjodh nga ministri Balla i cili më pas ja sugjeroi Kryeministrit Edi Rama. Pasditen e së premtes pritet edhe që Sulejmani të prezantohet zyrtarisht.

Nga SYRI TV

Florjan Sulejmani është drejtuesi i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, institucion i cili kontrollon armatën e Policisë së Shtetit dhe që deri pak javë më parë drejtohej nga Ardi Veliu, një zyrtar i atakuar nga opozita për lidhje me krimin dhe besnik i kryeministrit, Edi Rama.

Ashtu edhe siç ishte përfolur se mes 26 kandidatëve Sulejmani do të merrte në dore frerët e AMP-së, pasi ministri i Brendshëm, Taulant Balla limitoi listën me 26 emra në vetëm 5, dhe më pas 1 prej tyre pra të përzgjedhurin Florjan Sulejmanin ja sugjeron kryeministrit Edi Rama.

Pas mbylljes së procedurave pasditen e së premtes pritet edhe që Florjan Sulejmani të prezantohet zyrtarisht me vartësit e tij.

Kujtojmë se Sulejmani prej pak muajsh është larguar nga detyra që mbante në AMP si Drejtor i Drejtorisë së Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm nga ish-drejtuesi Ardi Veliu I cili pas rreth 1 muaj dha dorëheqjen nga ky post më 23 tetor 2023. Ndërkohë ministri i Brendshëm Taulant Balla se Veliun do ta shihnim, në një tjetër post.

Ardi Veliu u emërua në krye të AMP-së në shtator të vitit 2022, pas lirimit nga detyra si zv/ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Veliu më herët ka qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco