Tentoi të vriste me thikë 37-vjeçarin brenda një lokalit, arrestohet i riu në Elbasan

Tentoi të vriste me thikë 37-vjeçarin brenda një lokalit, arrestohet i riu në Elbasan

16:35, 24/11/2023
A+ Aa A-

Një 28-vjeçar në Elbasan është arrestuar paraditen e sotme nga policia si i kërkuar për tenativë për vrasje në një lokal të qytetit. I arrestuar A.B ka goditur me thikë 37-vjeçarin M.T banues në Elbasan për shkak të një konflikti për motive të dobta.

I plagosuri ka shkuar menjëherë në spital për ndihmën e parë mjekësore, ku rezulton jashtë rrezikut për jetën. Policia ka sekuestruar mjetin prerës dhe ia ka dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Tentoi të vriste me mjet prerës, një 37-vjeçar, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, identifikohet, kapet dhe shoqërohet 28-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (gërshërë hekuri).

Pas njoftimit se në mesditë, në spitalin e Elbasanit, kishte shkuar për të marrë mjekim, i dëmtuar me mjet prerës, shtetasi M. T., 37 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar menjëherë punën me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat u kap dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan, shtetasi A. B., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se 28-vjeçari ka tentuar të vrasë me mjet prerës (gërshërë hekuri), shtetasin M. T., për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, në një lokal në lagjen "Dyli Haxhire". I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës me të cilin është kryer plagosja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco