Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Eksperti: Priten arrestime të emrave të njohur të policisë dhe organeve ligjzbatuese

Eksperti: Priten arrestime të emrave të njohur të policisë dhe organeve ligjzbatuese

22:12, 20/11/2023
A+ Aa A-

Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa ka paralajmëruar se priten të arrestohen emra të njohur të policisë dhe organeve ligjzabtuese.

Në një intervistë taksa po fliste për goditjen e një grupi kriminal nga zbërthimi i mesazheve në SKY ECC, tha se ky është vetëm fillimi.

Sipas tij, operacioni është në zhvillim e sipër, serverat e ruajtura nga shteti francez kanë sjellë zbardhjen e ngjarjeve dhe fatkeqësive dhe  mesa duket po flasim për një Metamorfoza 2.

Softa: Është një server i ruajtur nga shteti francez. Zbërthimet kanë sjellë përgjime dhe zbardhje të ngjarjeve të ndryshme fatkeqësisht përfshihen dhe funksionarë të policisë së shtetit. Po flasim për një Metamorfoza 2. Operacioni ende në zhvillim e sipër, deri tani kemi dy emra të lakuar ish-nëndrejtori i policisë së Tiranë sapo ishte shefi i komisariatit nr.2 dhe ish shefi i krimin e në komisariatin nr.2 dhe aktualisht shef i krimeve në komisariatin nr.6. Akuzat janë të rënda. Breçani ka akuza të rena pasi ka qenë një nge njerëzit më profesionist të asaj fushe. I takon drejtësisë e cila duhet të japë prova dhe ti vërtetojë këto përgjime.

Ky është vetëm fillimi do të kemi emra të njohur për njerëz që kanë qenë funksionarë dhe janë funksionarë. Do të jetë një periudhë ku do të kemi arrestime të bujshme me persona të njohur të policisë apo organeve ligjzbatuese.  Janë operacione surprizë. Breçani ka pasur autoritet dhe ndihem i surprizuar për të. Këto aplikacione apo hetimi që ka bërë SPAK ka arritur në këtë përfundim. Flasim për grup të strukturuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco