‘Lidhje me grupet kriminale’/ Arrestohet shefi i krimeve i Komisariatit Nr. 6 në Tiranë

‘Lidhje me grupet kriminale’/ Arrestohet shefi i krimeve i Komisariatit Nr. 6 në Tiranë

20:26, 20/11/2023
A+ Aa A-

Policia ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një operacion të gjerë në vend, duke arrestur disa persona me urdhër të SPAK.

Sipas burimeve, në pranga ka rënë edhe shefi i krimeve në komisariatin nr.6 në kryeqytet Detan Gjoni dhe një prej djemve të Erzen Breçanit.

SPAK ka lëshuar urdhër-arresti për 11 prej tyre dhe deri tani janë ekzekutur shumica.

Mësohet se Gjoni është arrestuar tek hyrja e stadiumit "Air Albania", pasi kishte shkuar për të parë ndeshjen e Kombëtares shqiptare.

Pritet një reagim zyrtar nga SPAK dhe policia për të dhënë detaje nga ky operacion, pasi nuk dihen arsyet zyrtare të ndalimit të tij.

Dyshimet janë se personat e ndaluar kanë bashkëpunuar me grupet kriminale.

Mbi 11 të dyshuarit rëndojnë akuza për pastrim parash, grup i strukturuat kriminal, trafik dorge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco