Dyshime për tjetërsim pronash, Prokuroria kërkon katër vit burg për ish-kryebashkiakun Fran Frrokaj

Dyshime për tjetërsim pronash, Prokuroria kërkon katër vit burg për ish-kryebashkiakun Fran Frrokaj

10:33, 20/11/2023
A+ Aa A-

Prokuroria kërkon 4 vjet burg dhe gjykim i shkurtuar për ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frokaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Fran Frrokaj dhe 15 ish-zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lezhës, akuzohen se kanë bërë tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte.

Fillimisht në këtë çështje së bashku me kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në gjykatën e shkallës së parë Lezhë dosja u dërgua për 18 persona, nga të cilët vetëm një u shpall i pafajshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco