‘Ndotja toksike’/ Aktivistët për mbrojtjen e mjedisit njoftojnë protestë para Bashkisë Elbasan

‘Ndotja toksike’/ Aktivistët për mbrojtjen e mjedisit njoftojnë protestë para Bashkisë Elbasan

20:36, 19/11/2023
A+ Aa A-

Aktivistë për mbrojtjen e mjedisit në Elbasan kanë lajmëruar për organizimin e një proteste ditën e hënë.

Ata bëjnë me dije se protesta do të zhvillohet në orën 13:00 para bashkisë Elbasan.

Aktivistët kërkojnë një reagim nga institucionet për ndotjen nga operatorët industrial.

Kujtojmë se dy javë më parë një shpërthim u dëgjua në zonën e Metalurgjikut në Elbasan, duke shkaktuar shtëllunga të mëdha tymi toksik të cilat mbuluan zonën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco