Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Aksident i rëndë në Bulqizë, një i ri mbetet i vdekur dhe plagosen dy të tjerë

22:03, 11/11/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë, ku për pasojë një person ka ndërruar jetë.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa viktimë ka mbetur një 25-vjeçar dhe janë plagosur rëndë dy persona të tjerë.

Sakaq, raportohet se këta të fundit ndodhen në spital dhe janë në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftimi: 

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në vendin e quajtur "Mbikalimi Bulqizë", janë përfshirë në aksident automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin Y. R., dhe pasagjer shtetasin D. S., me automjetin tip "Volkswagen", me drejtues shtetasin E. N. 

Nga përplasja e automjeteve janë dëmtuar tre shtetasit e mësipërm, të cilët janë dërguar në spitalin e Bulqizës për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra shtetasi E. N., ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco