Aksident në Rrugën e Arbrit/ Raportohet për të plagosur

Aksident në Rrugën e Arbrit/ Raportohet për të plagosur

12:26, 10/11/2023
A+ Aa A-

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në By-passin e Rrugës së Arbrit në fshatin Bastar Murrize të Tiranës.

Në vendin e ngjarjes ndodhet një automjet i aksidentuar dhe i braktisur, që dyshohet të jetë përplasur me një tjetër mjet.

Në vendin e ngjarjes duken pjesët e thyera edhe të makinës së dytë, ndërsa ajo është larguar nga aty.

Banorë të zonës thanë se në mjetin tip Benz, që ka mbetur në vendin e ngjarjes ka të dëmtuar të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore me autoambulancë drejt Klosit.

Ndërkohë drejt vendit të ngjarjes është nisur një patrullë e policisë rrugore të Tiranës.

Kujtojmë se në vendin e aksidentit të sotëm, kanë ndodhur me dhjetëra përplasje automjetesh për shkak të kthesave shumë të forta dhe rrugës së ngushtë. Situata më problematike bëhet gjatë ditëve me shi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco