4 tragjedi që solli plaga e emigrimit dhe një histeri hipokrizie!

4 tragjedi që solli plaga e emigrimit dhe një histeri hipokrizie!

11:31, 10/11/2023
A+ Aa A-

Nga Elkier Bushkolaj​

Florenc Beqiraj nga Shkodra ishte vetëm 23 vjeç, teksa humbi jetën në rrethana të paqarta në një burg francez në 2017. Ai kishte shkuar në Francë si azilant. Autoritetet franceze e mbyllën dosjen e vdekjes së tij pa i dhënë shpjegime familjes Beqiri, teksa këta të fundit asokohe konfirmuan për mediet se djali i tyre kishte shenja dhune.

Klidian Jonuzi nga Tirana ishte vetëm 26 vjeç kur në rrethana të paqarta ndërroi jetë në 2018 në një kamp në Francë teksa ishte në pritje të azilit. Mentor Rexha dhe Refik Mata janë dy të rinj të tjerë që largimi nga Shqipëria u kish mbetur si e vetmja altenativë, në vigjilje të dekadës së fundit. Të dy përfunduan në Francë dhe gjatë kohës që ishin në paraburgim në pritje shqyrtimit të kërkesës tyre për azil humbën jetën në rrethana të paqarta.

Autoritetet franceze folën për vetëvrasje, familjarët nuk u pajtuan asnjëherë me këtë tezë. Asnjë përfaqësues i Ambasadës Shqiptare në Francë nuk u interesua pranë autoriteteve franceze për zbardhjen e rrethanave të plota të këtyre ngjarjeve, teksa asnjë përfaqësues i pushtetit lokal as qëndror nuk dënjoi tu shkonte familjeve për ngushëllime. Sot zyrtarë të lartë shtetërore dhe analistë që dekadën e fundit jashtë vendit kanë dalë vetëm për pushime, shoping ose ndërhyrje mjekësore flasin për emigrantët nga vendet Magrebit si të kishin qenë bashkëudhëtarë në varkat e tyre që zbarkojnë në brigjet italiane ose ato greke. Janë të njëjtët që nuk kanë vizituar një qendër ku qëndrojnë emigrantë që kanë ardhur në Shqipëri nga vendet e lindjes.

Janë të njëjtët që heshtën për rikthkimin e eksodit masiv pas vitit 2016. Janë po ata heshtën edhe për eksodin e të rinjve shqiptarë me gomone drejt Anglisë, ndonëse fenomeni mori jehonë ndërkombëtare dhe krijoi jo pak tensione mes Londrës dhe Tiranës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco