U arratis nga burgu më shumë se El Chapo/ Rexhepi kërkohej në 4 shtete

U arratis nga burgu më shumë se El Chapo/ Rexhepi kërkohej në 4 shtete

10:30, 10/11/2023
A+ Aa A-

Teksa Dritan Rexhepi u arrestua në Stamboll, pasi ishte në kërkim ndërsa ishte personazh i vendosur në ‘kodin e kuq’ ndërkombëtarisht, do të duhet të japë llogari për disa krime me 4 shtete.

Gazetarja Klodiana Lala bëri një tablo të krimeve të tij si dhe të përballjes me drejtësinë.

“Dritan Rexhepi i ka hyrë botës së krimit në një moshë të re. Ai u arrestua disa vite më parë pasi kërcënonte një nga prokurorët e asaj kohe, pasi po hetohej për dy vrasje në Krujë. Ai nuk konsiderohej kaq i rrezikshëm, por ishte një student i Juridikut, i ardhur nga Vlora. Pasi u arratis nga paraburgimi, ai do të shënderohej si një ndër personazhet e botës së krimit. Ai është regjistruar me emër të rremë në Ekuador. Ai u dënua nga Ekudori dhe u lirua më kusht.. Po ashtu ai kërkohet dhe nga Italia për një seri krimesh dhe të ashtuquajturën kompania Bello. Ndërsa Turqia e akuzon për posedim të pasaportës false”, tha Lala.

Po ashtu, Rexhepi ka llogari të hapura dhe me autoritetet shqiptare, për një seri ngjarjes, mes të cilave është dhe ajo e zhdukjes dhe vrasjes së Jan Prengës.

Shqiptari Dritan Rexhepi është një ndër “kokat” më të fuqishme të trafikimit të drogës në Ekuador.

“Mbreti i Kokainës”, siç njihet bosi shqiptar i drogës Dritan Rexhepi, e nisi aktivitetin e tij të drogës në vitin 2014, duke transportuar drogë nga Amerika Latine drejt Europës.

Në një artikull të publikuar nga media britanike The Economist, shkruhet se Rexhepi “është modeli i suksesshëm i emisarit kriminal ballkanik të kokainës në Amerikën Latine”, pasi ai është udhëheqës i një strukture të sofistikuar për trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në Evropë, madje ka arritur të korruptojë edhe autoritetet që nga viti 2014 kur u arrestua.

Përveç historisë së tij kriminale, Rexhepi njihet edhe për arratisjet e tij. Ai madje është arratisur nga burgu më shumë herë se trafikanti meksikan i drogës, Joaquín Guzmán Loera, i njohur më mirë si El Chapo Guzmán.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco