Dhuna barbare në kopsht/ Psikologia ndan historinë personale: Edukatorja ma peshoi djalin nga veshi

Dhuna barbare në kopsht/ Psikologia ndan historinë personale: Edukatorja ma peshoi djalin nga veshi

22:39, 08/11/2023
A+ Aa A-

Psikologia, Denada Toçe ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në në një kopsht në Tiranë ku edukatorja i theu këmbën një 3-vjeçarje.

E ftuar në emisionin ‘Opinion’, ajo tha se këto nuk janë edukatore pasi vajza nuk po bënte asgjë të keqe por po vinte veten në gjum.

Toçe ndau dhe një ngjarje që i ka ndodhur me djalin e saj, ku edukatorja e ka peshuar nga veshi. Psikologia e ka çuar çështjen në Komisionin Disiplinor dhe edukatorja në fjalë është pushuar nga puna për një periudhë 6 mujore por më vonë është punësuar në një kopsht tjetër.

Toçe: Ishte thjesht një vajzë e vogël që po vinte veten në gjumë. Ajo i tha ku je, ca po bën këtu. Këto nuk janë edukatore. Më dhemb që në të gjitha kopshtet e Tiranës, më vjen keq që legjitimohet dhuna që në familje. Jam dëshmitare e një ndodhie të fëmijës tim që edukatorja e peshoi nga veshi vetëm se nuk hante gjellën me bizele.  Në Komisionin Disiplinor më thoshte e kam qortuar. Bëra të pamundurën të dalë nga sistemi por pas 6 muajsh u punësua në një kopsht tjetër privat. Mendësia që kemi ne, ne nuk bëjmë ndarjen e saktë çfarë është dhunë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco