VIDEOLAJM/ Aksident i frikshëm në aksin Fier-Levan, bllokohet trafiku

10:34, 08/11/2023
A+ Aa A-

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Levan.

Mësohet se dy automjete, një tip “Toyota” dhe një tip “Opel” me targa Kosove janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërkohë që nga informacioni paraprak i policisë raportohet për dëme materiale.

Si pasojë e aksidentit janë shënuar radhe të gjata automjetesh pasi aksi njihet për ngarkesën në qarkullim.

Një prej shkaqeve dyshohet lagështira në rrugë si edhe fushëpamja e kufizuar për shkak të shiut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco