Shqiptarja vdes pak minuta pas arrestimit, nisin hetimet për vrasje nga pakujdesia

Shqiptarja vdes pak minuta pas arrestimit, nisin hetimet për vrasje nga pakujdesia

10:34, 08/11/2023
A+ Aa A-

Autoritetet italiane janë duke punuar për të përcaktuar nëse në arrestimin e një 39-vjeçareje është përdorur forca që për pasojë i ka shkaktuar asaj vdekjen.

Kanë kaluar disa ditë që kur Marinela Murati humbi jetën më 3 nëntor në një fshat në zonën e Pavias në veri të Italisë. Ajo hyri në një kishë dhe nisi të bërtiste “Allahu Akbar”, sipas asaj që shkruajnë mediat, duke terrorizuar kështu të pranishmit dhe mobilizuar policinë.

Që prej atij momenti ka nisur një hetim për vrasje nga pakujdesia. Rezultatet e autopsisë që do të bëhet sot, më 8 nëntor, do të përcaktojnë më shumë rreth kësaj ngjarje.

Incidenti ndodhi rreth orës 11:30 të premten në mëngjes, kur prifti Don Gianluca Zagarese mbante një ceremoni mortore. Shqiptarja hyri në kishë, shkoi pranë altarit dhe u ul në gjunjë në vendin ku për pak do të vendosej arkivoli.

Murati nisi të lutej dhe të thoshte fraza të çuditshme sipas mediave italiane.

“Mes gjërave që tha ishin edhe disa fjali që i referoheshin Allahut. Gjithashtu bërtiti “Allahu Akbar”, si në sulmet terroriste”, shkruan Prima Pavia.

Të pranishmit njoftuan policinë të cilët kur mbërritën e bindën që të dilte. Më e keqja dukej se po largohej, por 39-vjeçarja kërkoi të rrëzonte një statujë. Në këtë moment policët i kanë vënë prangat teksa e shtrinë gruan me bark nga dyshemeja, duke i bllokuar këmbët. Në këtë moment ajo humbi ndjenjat.

Pas disa minutash, Marinela vdiq. Pavarësisht se atje mbërriti urgjenca, nuk mundën të bënin asgjë. Tashmë, dy policët që u morën me këtë ngjarje mund të akuzohen për vrasje nga pakujdesia.

Për këtë arsye janë marrë disa kamera sigurie që pritet të hedhin dritë me ngjarjen. Viktima, Marinela Murati njihej për probleme me shëndetin mendor. Autopsia pritet të përcaktojë nëse e reja kishte marrë lëndë narkotike apo dozë të tepruar mjekësore. Për ngjarjen janë kontaktuar të afërmit e Muratit si babai, mamaja dhe ish-bashkëshorti. Mësohet se ajo kishte një vajzë./tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco