Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Reshet / Rënie inertesh në rrugë dhe ndërprerje të energjisë elektrike në qarkun e Lezhës

Reshet / Rënie inertesh në rrugë dhe ndërprerje të energjisë elektrike në qarkun e Lezhës

09:44, 08/11/2023
A+ Aa A-

Qarku i Lezhës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar gjatë orëve të natës deri në mëngjesin e kësaj të mërkure.

Sipas të dhënave të Shërbimit Metereologjik Ushtarak, Gjadër dhe Drejtoria Rajonale e Ujitjes dhe Kullimit kanë rënë mesatarisht 36 mm shi.

Raportohen probleme në rënjen e inerteve në rrugë në njësinë Adminitrative Milot, në fshatin Shkopet, po kështu raportohet dhe në fshatin Delbnisht, afër kufirit me fshatin Shullaz.

Ndërkaq, raportohen probleme në qytetin e Rreshenit, nga dalja e lumit të Zmejës, në disa vende përroi ka dalë nga shtrati, si rezultat kemi prezencë uji në oborret e disa banesave por jo në banesa.

Probleme të furnizimit me ujë të pishëm nuk raportohet, kurse me dhe energji elektrike kemi patur ndërprerje të furnizimit, kryesisht në zonat rurale, përshkak të rrjetit të amortizuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco