Krujë, aksident me vdekje në Tapizë, shoferja 22-vjeçare përplas kalimtarin

Krujë, aksident me vdekje në Tapizë, shoferja 22-vjeçare përplas kalimtarin

07:56, 08/11/2023
A+ Aa A-

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tapizë. Një kalimtar 56 vjeç u përplas rëndë nga një shofere 22-vjeçare.

Policia njoftoi mbi ngjarjen si më poshtë:

“Në datë 07.11.2023, rreth orës 22:35, në Tapizë, shtetasja E. T., 22 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar shtetasin B. Xh., 56 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 22-vjeçares dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco