Aksident në Tiranë, makina përplas motorin

Aksident në Tiranë, makina përplas motorin

19:31, 07/11/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Unazën e Madhe” pranë Astirit, ku raportohet për dy të rinj të plagosur.

Dy të rinjtë që udhëtonin me motor janë përplasur nga një makinë dhe kanë rënë pa ndjenja në rrugë.

Në vendngjarje janë parë disa qytetarë, të cilët u kanë ofruar ndihmën e parë. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihet identiteti i dy të plagosurve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco