Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

E rëndë në Durrës/ Tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në pranga 44 vjeçari

E rëndë në Durrës/ Tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në pranga 44 vjeçari

11:37, 06/11/2023
A+ Aa A-

Policia e Durrësit njofton se ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 14-vjeçare.

Njoftimi i Policisë:

Durrës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. C., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 15, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 14 vjeçe. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco