41-vjeçarja helmohet nga kërpurdhat, shkon në spital në gjendje të rëndë

41-vjeçarja helmohet nga kërpurdhat, shkon në spital në gjendje të rëndë

10:49, 06/11/2023
A+ Aa A-

Një 41-vjeçare nga Devolli ka shkuar në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës. Mësohet se mjekët e këtij spitali kanë vënë re se ka pasur shenja helmimi. Ndërkohë, policia ka nisur menjëherë hetimet.

Të marrë në pyetje, familjarët kanë deklaruar se 41-vjeçarja ka konsumuar kërpudha pylli dhe në orën 23:00 është ndjerë keq. Fillimisht, ajo është dërguar në spitalin e Bilishtit dhe më pas në Korçë, ku po vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco