Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

Bleu një vilë në periferi të Tiranës/ Historia e gjermanit që u prangos në aeroport!

Bleu një vilë në periferi të Tiranës/ Historia e gjermanit që u prangos në aeroport!

08:37, 06/11/2023
A+ Aa A-

Një shtetas gjerman u arrestua në muajin gusht në Rinas. Ai gjendej në aeroport për të pritur bashkëshorten e tij që vinte nga Dubai.

Ndaj tij ekzistonte një urdhër-arrest ndërkombëtar për akuzat e mashtrimit me pasoja të rënda që vinte nga Koreja e Jugut, por që gjermani i shumëkërkuar kishte mundur të hynte në vendin tonë i pazbuluar nga policia kufitare e pikave doganore me Greqinë.

U tha se ai ishte arrestuar rreth një vit më parë në shtetin helen, por gjykata kishte vendosur ta linte në arrest shtëpie. Mungojnë të dhënat e gjykimit të shtetasit gjerman në drejtësinë greke, por ai mësohet se ka hyrë në vendin tonë dhe se rezulton të ketë edhe nj vilë në periferi të Tiranës. Prokuroria thotë se ka nisur hetimin pasuror, duke iu referuar edhe urdhër-arrestit ndërkombëtar, urdhër që detajon edhe aktivitetin e gjermanit mashtrues, ndërkohë që ende nuk është mësuar mekanizmi se si është blerë vila nga ana e të shumëkërkuarit.

Hetimi

Mashtruesi gjerman, Stephan Morgenstern me bazë në Dubai, i cili u arrestua në gusht 2023 në Tiranë, më në fund do të ekstradohet në Korenë e Jugut ku thuhet se ai përballet me një dënim të përjetshëm. 61-vjeçarit dhe bashkëpunëtorëve të tij u janë sekuestruar asete dhe llogari bankare të vlerësuara në 123 milionë euro, që tashmë hetuesit thonë se nuk është as një e treta e të ardhurave të tyre përmes mashtrimeve. Interpoli dhe prokuroritë përkatëse nga pesë vende që punojnë së bashku, kanë kërkuar bashkërisht nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe ditët e fundit që të ngrijnë asetet e tij miliona në Dubai, ndërkohë që gjuetia për partnerin e tij të arratisur Roman Ziemian është në vazhdim. Gruaja e Stephan dhe bashkëpunëtorët e tyre janë tani nën hetime, për të fshehur pasuritë e vjedhura, të krijuara përmes mashtrimit.

Arrestimi

Në dhjetor 2022, Stephan Morgenstem u arrestua në Greqi teksa po tentonte të hipte në një fluturim për në Dubai, ndërkohë gjykata greke caktoi ndaj tij ‘arrest në shtëpi’. Stephan arriti të futej në Shqipëri dhe u fsheh deri në arrestimin e tij në aeroportin e Rinasit, ku po priste gruan e tij që kishte mbërritur me një fluturim nga Dubai. Burime në ambasadën e tyre konfirmojnë se prokuroria e Koresë së Jugut ka lëshuar një urdhër të ri ku shtohen emrat e bashkëpunëtorëve të njohur të Stephan Morgenstern, gruas së tij dhe rrethit të miqve të ngushtë pasi hetuesit kanë vendosur pjesëmarrjen e tyre në një skemë për fshehjen e fondeve dhe pasurive të vjedhura.

Gjatë arrestimit të tij në Tiranë për “Mashtrim në rrethana të rënda” u zbulua se Stephani ka blerë një vilë të bukur në periferi të Tiranës. Urdhërarresti kërkon gjithashtu sekuestrimin e pasurive të paluajtshme, makinave luksoze dhe investimeve të ndryshme të nxjerra nga të ardhurat kriminale, si dhe kërkohej ndalimi i udhëtimit për pasaportat e tyre, mandati u dërgua në Interpol dhe në pritje të miratimit dhe ekzekutimit. Hetimi i ri ka zbuluar një komplot kriminal në shkallë të gjerë për të strehuar dhe fshehur të ardhurat e krimit, si dhe për të “fshirë të dhënat dhe informacionin e paqartë për të mashtruar drejtësinë”, sipas një burimi të ambasadës sonë. Masat e reja të prokurorisë janë në pritje të konfirmimit të Interpolit në javët në vijim. Efektet e drejtpërdrejta përfshijnë ngrirjen e aseteve, konfiskimin e pronave, kontrollin e vendeve të ndryshme dhe mbledhjen e komunikimeve të tyre me të afërmit dhe miqtë që banojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco