Rrëzohet i dehur në kanal, ndërron jetë 53 vjeçari në Milot

Rrëzohet i dehur në kanal, ndërron jetë 53 vjeçari në Milot

22:37, 05/11/2023
A+ Aa A-

Një 53 vjeçar ka ndërruar jetë pasi dyshohet se duke lëvizur në këmbë në anë të rrugës, në gjëndje të dehur, është rrëzuar përtokë dhe është dëmtuar në pjesën e kokës.

‘Nga veprimet hetimore paraprake të kryera si kqyrja e vendit të ngjarjes, kqyrja e pamjeve filmike të administruara, dëshmitë e marra si dhe kqyrja e jashtme e kufomës, rezultoi se ngjarja është aksidentale’, thuhet në njoftimin e policisë.

Kurbin/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin e vjetër rrugor Laç-Milot, në afërsi të Uzinës, dyshohet që shtetasi L. K. 53 vjeç, banues në Milot, duke lëvizur në këmbë në anë të rrugës, në gjëndje të dehur, është rrëzuar përtokë dhe është dëmtuar në pjesën e kokës, ku si pasojë ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera si kqyrja e vendit të ngjarjes, kqyrja e pamjeve filmike të administruara, dëshmitë e marra si dhe kqyrja e jashtme e kufomës, rezultoi se ngjarja është aksidentale.

Trupi i 53-vjeçarit është dërguar pranë IML Tiranë për ekspertim mjeko-ligjor, ndërsa grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të zbardhjes së ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco